Lajme nga Kosova

Deri katër orë pritje në rrugën Kaçanik-Shkup (Foto)

Gjatë ditës së sotme ka pasur deri katër orë pritje në rrugën alternative, që është hapur për në Shkup, nëpër një pjesë të malit, për shkak të punimeve në rrugën nacionale Kaçanik-Hani i Elezit, e cila lidh pikën kufitare me Maqedoninë.

Kjo rrugë hapet vetëm një orë gjatë ditës.

Në fotografitë e siguruara nga KosovaPress shihet tollovia dhe kolonat e krijuara në këtë rrugë.

Me datën 22 dhjetor Ministria e Infrastrukturës kishte njoftuar se kjo rrugë ishte hapur për qarkullim, duke ritheksuar se qarkullimi rrugor mund të zhvillohej pa pengesa. /Telegrafi/


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply