Lajme nga Kosova

Dëshmorët nuk e dhanë jetën për ndarje të Mitrovicës

Mehë Ukës i cili është shembulli më i shkëlqyeshëm se si luftohet e vdiset për lirinë e pavarësinë e Kosovës. Kështu u tha në akademinë përkujtimore të mbajtur në Mitrovicë, në 22 vjetorin e rënies së tij heroike.

Të pranishëm në këtë akademi ishin kryetari i komunës, Agim Bahtiri, nënkryetari Faruk Mujka, komandanti i Ushtrisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti, kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Mitrovicë, Rafet Ibishi, familjarë të dëshmorëve, si dhe qytetarë të shumtë.

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, tha se është mirë që organizohen tubime të këtilla përkujtimore, përmes të cilave mund të kujtojmë kontributin e jashtëzakonshëm të dëshmorëve të kombit në luftë për çlirimin e atdheut, sepse kështu, brez pas brezi, do të përkujtohen figurat madhore të historisë dhe lavdisë sonë kombëtare.

“Sot jemi këtu për të nderuar figurën madhore të heroit Mehë Ukës i cili është shembulli më i shkëlqyeshëm se si luftohet e vdiset për lirinë e pavarësinë e Kosovës si dhe gjithë luftëtarët e tjerë që kapën pushkën ti dalin zot atdheut të tyre. Ne mitrovicasit ndër vite kemi treguar se si mbrohet vendi nga pushtuesit barbarë, luftëtarët tanë kanë qenë të dalluar qysh moti. Kemi edhe luanët e nëntokës të cilët po ashtu kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë e vendit tonë. Tani është koha që ti dalim zot Mitrovicës sepse amaneti i luftëtarëve ishte të mbrojmë çdo cep të kësaj toke. Dëshmorët jetën e tyre nuk e dhanë për ndarje të Mitrovicës e të Kosovës. Shumë familje mbeten pa të dashurit e tyre, dhe janë pikërisht familjarët e dëshmorëve të cilët dhanë anëtarët e tyre më të ngushtë për një të ardhme më të mirë të vendit. Lavdi për jetën dhe veprën e heroit Meh ë Ukës dhe të gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e pavarësinë e Kosovës”, ka thënë kryetari Bahtiri.

Në emër të familjes, foli Rasim Uka, vëllai i Mehë Ukës, i cili theksoi se kjo pjesëmarrje e madhe e qytetarëve në këtë sallë flet më së miri se Meha është në mesin tonë ndërsa vepra dhe jeta e tij do të jetë e paharruar. Ai ka uruar edhe krijimin e Ushtrisë së Kosovës, një ëndërr kjo e kahmotshme e të gjithë dëshmorëve dhe popullit shqiptar.

Kjo akademi është organizuar nën patronatin e kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me Shoqatat e Dalura nga Lufta e UÇK-së.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */