Lajme nga Shqipëria

Fitore e betejave opozitare

KORÇË

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji iu është bashkuar reagimeve pas ndryshimeve të djeshme që ndodhën në kabinetin qeveritar ‘Rama’, ku u larguan 7 ministra dhe u emërua një tjetër i ri.

I pranishëm në Korçë, me rastin e 28 vjetorit të themelimit të degës lokale të PD në këtë qytet, Salianji e cilësoi këtë vendim një lajm të mirë, pasi sipas tij u larguan të gjithë ministrat e akuzuar nga opozita. Mes të tjerash demokrati tha se ky është hapi i parë i fitores së betejave opozitare për të larguar qeverinë.

“Për Korçën është një lajm i mirë ndërprerja e projektit personal të Niko Peleshit, për të kontrolluar qytetin bashke me një grup biznesmenësh afër tij. Për Shqipërinë, pa diskutim është një lajm i mirë, që largohen gjithë ministrat e akuzuar nga opozita, që kanë pasur afera të rënda korruptive. Ky është hapi i parë i fitores së betejave opozitare për të larguar qeverinë. Hapi tjetër, duket që e ka ndërmarrë vetë Rama, për të kaluar në një qeveri tranzitore, deri në dorëzimin përfundimtar të pushtetit. Lajmi i keq për Shqipërinë është, që edhe në këto muaj do të qeveriset nga një qeveri tërësisht familjare qeveri e familjes së Ramës, bashkëshortes apo ish bashkëshortes se Rames dhe duket qe ne mënyrë të turpshme edhe në 2018, nuk është tejkaluar një fazë, që u mbyll në 2005, që ministrat, që vijnë në periudhën e fundit te pushtetit, për te vjedhur dhe plaçkitur çfarë ka mbetur. Është e sigurt, qe asnjë nga ministrat e larguar, përfshi edhe Niko Peleshin, nuk do t’i shpëtoje drejtësisë dhe SPAK-ut, por edhe me amendimet kushtetuese dhe ligjin antimafia qe ka propozuar PD. Dy ministrat e tjere, Spiropali dhe Shalsi, nuk asnjë përfaqësimi ne qytetin e Korçës. Njeri është kapur duke thënë ‘vjedhim me lezet’, ndërsa tjetra, e di gjithë Kolonja, se si shkon bashkëshorti i saj, me çantë ne Erseke, për te marre pagesat një herë në muaj. Ata nuk janë aty për ndonjë projekt politik, por për t’i shërbyer Edi Ramës”, tha Salianji në një prononcim të siguruar nga gazetarja e “News24” dhe “BalkanWeb” Lorena Kodra.

LISTA
1. Besa Shahini në vend të Lindita Nikollës
2. Anila Denaj në vend të Arben Ahmetaj

3. Genti Cakaj në vend të Ditmir Bushatit

4. Bledi Çuçi në vend të Niko Peleshit
5. Elva Margariti në vend të Mirela Kumbaros
6. Eduard Shalsi në vend të Sonila Qatos
7. Elisa Spiropali, Ministre për Marrëdhënie me Parlamentin
8. Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë në vend të Damian Gjiknurit
9. Erion Braçe zv/kryeministër i ri në vend te Senida Mesit
(ed.me/BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply