Lajme nga Kosova

Gazeta zvicerane rendit Thaçin në mesin e liderëve botërorë

Emri i Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, është përfshirë në një artikull të publikuar së fundmi ku flitet për nëntë liderët më të fuqishëm të botës.

Në të njëjtën listë me Presidentin amerikan Donald Trump, atë francez Emmanuel Macron, Angela Merkel, Nancy Pelosi, Vladimir Putin, Mohammed bin Salman, Theresa May e Viorica Dancila është edhe Thaçi i cili konsiderohet si një nga liderët më të mëdhenj në botë.

“Blick” duke analizuar ndodhitë në Kosovë dhe formimin e ushtrisë përkundër kundërshtimeve të Beogradit, e ka konsideruar Presidentin e vendit si një nga nëntë liderët më të suksesshëm të botës.

Gjithashtu, gazeta më e lexuar zvicerane siç duket e ka vlerësuar lartë edhe fjalimin e Thaçit në Këshillin e Sigurimit. “Blick” ka shkruar se Presidenti i Kosovës do të parandalojë një konflikt tjetër të madh në Ballkan.

“Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, si kryeministër në 2012 i shtrëngoi duart me homologun e atëhershëm serb. Këtë vit, marrëdhënia mes dy vendeve është përkeqësuar përsëri. Një zgjidhje e mundshme për konfliktin e bllokuar në Kosovë ishte shkëmbimi i një rrethi verior në Kosovë për një territor serb të banuar kryesisht nga shqiptarët. Në dhjetor, Thaçi njoftoi themelimin e ushtrisë së vet. Serbia, e cila kurrë nuk e ka njohur shkëputjen e Kosovës u tërbua. Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, i cili u mblodh me ngut, gjithashtu erdhi deri te kërcënimet. Do të jetë detyrë e Thaçit për vitin 2019 që të vazhdojë të mbrojë pavarësinë e vendit të tij dhe të kontribuojë në stabilitetin e rajonit,pas themelimit të ushtrisë, pa e nxitur më tej konfliktin.”, shkruhet në artikullin e “Blick”, për Thaçin. /klankosova


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */