Lajme nga Shqipëria

Gazetarja e ‘News24’ Metaj merr titullin “Ambasadore e Paqes”

Gazetarja e ‘News24’ Brikena Metaj është vlerësuar me titullin “Ambasadore e Paqes” në Këshillin lokal të Paqes në Gjirokastër. Në ceremoninë e zhvilluar ditën e djeshme janë vlerësuar me këtë titull edhe prefekti i Gjirokastrës Astrit Aliaj dhe kryebashkiakja Zamira Rami, krahas disa emrave të tjerë të fushave të ndryshme të jetës që operojnë në këtë qytet. Titullin vlerësues e ndan Federata Universale e Paqes dhe u jepet individëve që u përkushtohen praktikave që promovojnë vlera universale.

Titulli Ambasador për Paqe u jepet atyre individëve jeta e te cilëve mishëron parimin e të jetuarit për hir te te tjerëve dhe që i përkushtohen praktikave që promovojnë vlera morale universale, familjen e fortë e të qëndrueshme, bashkëpunimin ndërfetar dhe ndëretnik.

Federata e Paqes Universale është një rrjet global individësh dhe organizatash që i janë përkushtuar ndërtimit të një bote në paqe, bazuar në vlera morale dhe shpirtërore universale. Deri tani në botë numërohen mbi 160.000 Ambasadorë të paqes. Ndërsa në Shqipëri dhe Kosovë janë emëruar rreth 3650 ambasadorë (3200 në Shqipëri dhe 450 në trojet shqipfolëse). Ambasadorët e paqes i takojnë sferës politike, akademike, fetare, artit, medias dhe shoqërisë civile.

(BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply