Lajme nga Shqipëria

Hipertensioni prek të rinjtë

Hipertensioni arterial, i njohur shpesh si sëmundje e moshës së tretë, po prek gjithmonë e më shumë të rinjtë. Studimi demografik ka nxjerrë në pah se 24% e femrave dhe 38% e meshkujve të grupmoshës 15-49 vjeç kanë nevojë për mjekim të vazhdueshëm.

Sipas ekspertëve të shëndetësisë, shkak i prekjes së të rinjve nga hipertensioni është kryesisht mënyra e të jetuarit, ushqyerja dhe jeta sedentare.

Krahas hipertensionit, ekspertët kanë faktuar se në këtë grupmoshë, problematike janë edhe sëmundjet kronike dhe depresioni.

Të dhënat flasin se 1 në 5 femra dhe 1 në 6 meshkuj kanë një paaftësi fizike. Sa i takon depresionit, ai prek 2% të meshkujve dhe 4% të femrave të moshës 15-49 vjeç.

Tv Klan


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply