Lajme nga Shqipëria

Ja si duhet të zgjidhet kënga për në Eurovision

TIRANE

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ të Nisida Tufës në News24, kantautori Gjergj Leka ka folur për pjesëmarrjen e tij në festivalin e fudvitit në RTSH si dhe opinionin e tij  për mënyrën si zgjidhet kënga fituese që përfaqëson Shqipërinë në Eurovision.

Gjergj Leka tha se duhet të bashkohen 2-3 festivale për të nxjerrë këngën përfaqësuese të Shqipërisë në Eurovison, ndërsa sipas tij deri më tani në këtë festival na ka përfaqësuar denjësisht vetëm Eugent Bushpepa.

“Shteti duhet të vlerësojë artistët. U ndjeva mirë në festival. Goditi shumë nata e dytë dhe nuk e prisja që të kishte atë pakt. Ishte hera e parë që kam parë publikun në sy. Dje më ka marrë në telefon Pandi Laco. Në festival kishte një juri me 150 të rinj dhe zgjedhja e dytë e tyre ishte kënga ime. Jam i kënaqur se kënga. Unë gjithmonë kam qenë i idesë që një këngë që na përfaqëson në Eurovioson duhet të bashkojmë 2-3 festivale për të nxjerrë një këngë. E vetmja këngë që na ka përfaqësuar denjësisht në Eurovision ka qenë kënga e Eugent Bushpepës vjet. Eugent Bushpepa na ka nderuar dhe ne duhet të mendojmë si të bëjmë një këngë edhe më të mirë se ajo. Përfaqësuesja e Izraelit  vetëm këngë nuk ishte, por fitoi për arsye të tjera”- tha kantaurori.

Gjergj Leka ka folur edhe për emisionin special të natës së vitit të ri në Neës24 duke treguar disa detaje.

“Unë kam disa muaj që po përgatis programin e  vitit të ri. 75% e shqiptarëve do festojnë në shtëpi sipas statistikave. Unë mendova të ofrojmë një përballje gjeneratash në emision. Është përballje e gjeneratave më të mira në histori. Do jetë një nga programet më demokratike të vitit të ri”- tha ai.

(d.d/BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */