Lajme nga Maqedonia

KRSK: Të vozitet në mënyrë të kujdesshme dhe me përgjegjësi gjatë festave të fundvitit

Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacion (KRSK) bën thirrje që vozitësit të jenë të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm dhe të mos drejtojnë veturat nën ndikimin e alkoolit gjatë festave të fundvitit.

“Fakti se është periudha e festave, koha zbavitjeve dhe ahengjeve, nuk ju jep të drejtë juve që të drejtoni veturat nën ndikimin e alkoolit. Përkundrazi, kjo është një periudhë kur vozitësit duhet të tregohen të vetëdijshëm dhe përgjegjës”, thonë nga KRSK.

Nga atje rekomandojnë se nëse nuk kanë kanë nevojë të shumtë, t’i lënë veturat dhe të kërkojnë ndonjë formë tjetër për transport si taksi apo transport publik.

“Nëse nuk keni ndonjë nevojë të madhe apo urgjente, është mirë që ta lënë automjetin dhe të kërkoni një formë tjetër transportit. Moti i ftohtë, temperaturat e ulëta, rrugët e ngrira dhe të lagura dhe mjegulla në rrugë mund t’ju shkaktojnë probleme. Prandaj, është mirë të përdoret një taksi apo transport tjetër publik”, thonë nga KRSK.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */