Lajme nga Shqipëria

Kush janë tre viktimat në Elbasan, dyshohet për larje hesapesh

ELBASAN

Elbasani është tronditur mbrëmjen e sotme si pasojë  e breshërisë së plumbave, ndërsa tre persona humbën jetën.

Ngjarja ndodhi në Bradashesh, ndërsa tre viktimat ishin duke udhëtuar me një  mjet me targa italiane AG71WYP kur janë qëlluar me breshëri kallashnikovi.

“BalkanWeb” mëson se dy nga viktimat janë Endrit Alibeaj 24 vjeç dhe Arben Dylgjeri 25 vjeç nga Elbasani, ndërsa viktima i tretë është një shtetas turk ende i paidentifikuar.

Dyshohet se ngjarja ka lidhet me larje hesapesh mes bandave.

Njoftimi nga policia:
Sot rreth orës 21:15, në Bradashesh, Elbasan është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti. Për pasojë kanë mbetur te vrare 3 shtetas që udhëtonin me të.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe indetifikimin e kapjen e autoreve.

Forca te shumta policie kane rrethuar zonen ne nje perimeter te gjere.

Policia po kryen kontrolle e shoqerime dhe nje sere veprimesh te tjera per te bere te mundur zbardhjen e ngjarjes.

Nje grup specialistesh nga Krimet e Renda ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit jane nisur ne ndihme te Policise se Elbasanit.

(d.d/BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */