Lajme nga Maqedonia

Maqedoni, e vret dashnoren 33 vjeçare para syve të djalit të saj

“Kryerësi i vrasjes është partneri i saj me të cilin ka jetuar me status jashtëmartesor. I dyshuari 36 vjeçar me thikë disa herë e ka goditur në gjoks dhe si pasojë e lëndimeve gruaja ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur në prani të fëmijës së viktimës, i cili ka qenë në moshë 10 vjeçare”, thonë nga Prokuroria.

Sipas Prokurorisë, prokurori publik ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes bashkë me ekspertët e MPB-së.

“janë siguruar gjurmët nga vendi i ngjarjes të cilat do të dërgohen për ekspertizë. Sipas informatave të para nga kontrolli me aparat të sasisë së alkoolit, i dyshuari ka pasur mbi 2 promil alkool. E dhëna e saktë do të dihet pasi që të kryhet analiza e plotë e gjakut dhe urinës nga i dyshuari”


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply