Lajme nga Maqedonia

Mijallkov sonte del nga burgu i Shutkës me kërkesë të PSP-së!?

Prokuroria Speciale Publike para disa orwve tek gjykatësi i procedurës paraprake që Mijallkovit i shqiptoi masën e paraburgimit, ka dërguar mendim pozitiv që masa e paraburgimit mund të zëvendësohet me arrest shtëpiak.
Mediat maqedonase raportojnë se për këtë gjykata ka vendosur menjëherë dhe Mijallkov do të dalë nga burgu dhe do të shkojë në arrest shtëpiak, transmeton Gazeta Lajm.
Më parë Gjykata e Apelit shfuqizoi masat e paraburgimti edhe për Orce Kamçevin, Cvetan Pandelleski, Nenad Josifoviq dhe Zorica Arsovska të cilët së bashku me Mijallkovin janë të dyshuar në rastin “Perandoria”, si dhe për Mile Janakieskin dhe Kirill Bozhinovskin si të paraburgosur në rastin “Titanik”.
Sipas dëshmitarëve, me arrestin shtëpiak do të përforcohet mbikëqyrja policore dhe prania e tyre para shtëpive të të akuzuarve do të jetë e vazhdueshme.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */