Lajme nga Kosova

Molliqaj i del në mbrojtje Kurtit e Konjufcës: I quan shpifje akuzat e Thaçit e Veselit ndaj VV-së

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj iu ka dalë në mbrojtje drejtuesve të ish partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje, duke i vlerësuar si të ulëta dhe të papranueshme akuzat e presidentit Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli se figura me rëndësi të Vetëvendosjes qëndrojnë prapa organizatës “Syri i Popullit”.

Moliqaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se deklaratat e Thaçit dhe Veselit, janë shpifje që e thellojnë edhe më shumë përçarjen e spektrit politik në vend, pikërisht tash kur të gjithë duhet të jemi të bashkuar përballë Serbisë.

Postimi i plotë i Molliqajt:

“Akuzat pa as edhe një fakt të vetëm që vijnë nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli se kinse VV qëndron prapa organizatës ”Syri i Popullit” janë të ulëta dhe të papranueshme.

Për më shumë, janë shpifje që e thellojnë edhe më shumë përçarjen e spektrit politik në vend, pikërisht tash kur të gjithë duhet të jemi të bashkuar përballë Serbisë.

Nuk na duhen shpifje të tilla por as viktimizim. Na duhet përbashkim e pjekuri politike. Vetëm kështu e dëshmojmë se sa e duam vendin tonë”, ka shkruar Molliqaj.

Ndryshe, presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Kadri Veseli, në cilësinë e dëshmitarëve në procesin gjyqësor ndaj të akuzuarve nga organizata “Syri i Popullit”, kanë thënë se prapa kësaj organizate qëndrojnë krerët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndaj deklarimeve të presidentit Thaçi ka reaguar edhe kreu i VV-së, Albin Kurtim duke i cilësuar shpifje pretendimet e presidentit. /Telegrafi/


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply