Lajme nga Maqedonia

Nëna Metije nga Shkupi ska me çka ti ushqejë fëmijët (Video)

Aliu është 2 vjet e gjysmë. Ai nuk e kupton dot se përse nëna e tij po qan.

Metia, e ëma e Aliut qan sepse përveç petullave, nuk ka çfarë t’ju shtrojë në sofër fëmijëve. Nuk ka as sobë, andaj qumështin e vajzës e nxeh në një kalorifer.

 

S’mundem as vetë ta përshkruaj se sa keq është kur fëmija kërkon diçka dhe nuk ke me ja plotësu dëshirën.

Ka ndodh që vetëm me petulla të gjithë ditën është ushqyer, edhe pse nuk ka mund t’i hajë petullat, tha Metie Alia .

 

 

Nëna e dy fëmijëve tregon rastin kur Ajla e vogël është sëmurë dhe nuk ka pasur mundësi ta dërgojë në spital.

 

 “Një ditë ishte shumë keq kur çika kishte probleme me frymëmarrjen dhe ra në tokë, dhe nuk kam pasur mundësi me e dërgu në mjek, tha Metie Alia

 

 

Hallet e kësaj familje nuk përfundojnë këtu.

Familja jeton në një dhomë në Lagjen Serovë, edhepse banesa është e madhe, ata shfrytëzojnë vetëm njërën prej dhomave.

Kjo familje rrezikon të mbetet në rrugë, meqenëse prej 3 muajsh nuk e kanë paguar qiranë.

“Kur punon burri ia dalim disi ndërsa kur nuk punon e kemi më vështirë.

Tani i zoti i shtëpisë i kërkon parat dhe na ka paralajmëruar që të lëshojmë banesën.

Por ne nuk kemi çka me ba”, tha Metie Alia.

 

 

Burri i Metijes, edhe pse ishte vonë, kishte dalë për të punuar. Ajo thotë se burri punon punë krahu dhe mëditja e tij është 200 denarë në ditë.

Kjo familje nuk merr ndihmë sociale, qiraja e tyre për banesën është 130 euro. Ftojnë vullnetmirët që t’i ndihmojnë sipas mundësisë që kanë.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply