Lajme nga Shqipëria

Ngjarja në Elbasan, viktimat me lidhje familjare mes tyre

Detaje të reja kanë dalë në dritë për ngjarjen e rëndë të Elbasanit ku mbetën të vrarë tre persona Endrit Alibeaj 24 vjeç dhe Arben Dylgjeri 25 vjeç nga Elbasani, ndërsa viktima i tretë është një shtetas turk ende i paidentifikuar.

Mësohet se Endrit Alibeaj ka lidhje farefisnore me Arben Dylgjerin. Sipas Informacioneve paraprake mësohet se Dylgjeri është xhaja i Endrit Alibeajt.

Ngjarja ndodhi në Bradashesh, ndërsa tre viktimat ishin duke udhëtuar me një mjet me targa italiane AG71WYP kur janë qëlluar me breshëri kallashnikovi. Dyshohet se ngjarja ka lidhet me larje hesapesh mes bandave.

(n/b/BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */