Lajme nga Shqipëria

Protesta e studentëve e lëvizi këtë qeveri

TIRANE

Anila Jole, kryeredaktore e  News24  e ftuar në emisionin “Kjo javë” dy ditë para natës së ndërrimit të viteve  ka analizuar situatën politike në vend përgjatë gjithë 2018-ës.

Jole u ndal fillimisht te ndryshimet në kabinetin qeveritar nga kryeministri Edi Rama. Ajo u shpreh se protesta studentore ishte një shuplakë e fuqishme për të  dhe një gjë e tillë u pasqyrua në largimin e 75 % të ministrave të kabinetit.

Qeveria ndryshoi jo më larg se dje. Natyrisht kjo nuk ishte një lëvizje e papritur, protesta e studentëve e lëvizi këtë qeveri. Natyrisht edhe Rama që tha se ka marrë një shuplakë të fortë, mori këto masa, zëvendësoi 7 ministra dhe zv.kryeministren.

Nuk më pëlqen kriteri që ka  përzgjedhur për të larguar ministrat. Mendoj që kriteri është performanca. Befasia ime ishte te Ditmir Bushati për faktin se ka nisur negociata me palën greke, filloi të njihte palën greke dhe kishte 5 vite. Është një lloj gabimi zëvendësimi i tij me një shqiptar nga Kosova. Braçe m’u duk i emocionuar. Si duket është mësuar me të kaluar që nuk ka marrë asnjëherë poste drejtuese, ndai ishte edhe një suprizë për fundvit. Rama në këtë vit dhe në tërësi u përball me realitetin të cilat e zbritën në këmbë në tokë.Kjo protestë e bëri të kuptojë se ku është realiteti, reflekton shumë vonë, por reflekton”, u shpreh Jole.

 (BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply