Lajme nga Maqedonia

Rikonstruktohet reparti i Kirurgjisë në Gjinekologjikun e Çairit

Spitali gjinekologjik “Nënë Tereza” në Çair dalëngadalë po i bashkëngjitet spitaleve me kushte dhe pajisje më bashkëkohore për punë. Sot, u lëshua në përdorim edhe trakti e ri gjinekologjik operativ, për të cilin projekt punimet ndërtimore u zhvilluan për gjashtë muaj radhazi. Drejtori i spitalit ka theksuar se vënia në funksion e kësaj pjese të spitalit ka lehtësuar në masë të madhe punën e personelit shëndetësor.

Ka rëndësi për arsye se në këtë hapësirë kryhen operacionet gjinekologjike ,edhe në këtë hapësirë ne kemi hap edhe një repart të ri që është reparti I Endoskopisë, faktikisht tash është liruar kapaciteti për lindjet, deri tash I kemi bë atje edhe endoskopia ka kapacitet për tu zhvillu..- deklaroi Bashkim Ismaili, Drejtor i spitalit Gjinekologjik “Nënë Tereza”.

Para së gjithash ne kemi 4.100 lindje për momentin këtu, rritja është për arsye të stafit që punon në spital të cilët janë përkushtuar ndaj punës që janë duke bërë, mirëpo një ndihmë goxha të madhe e kanë edhe donatorët, miqtë e spitalit”

Projekti i rikonstruimit kap vlerën mbi 6 milionë denarë ndërsa është donacion i kompanisë Alma-M me mbështetje të Eftinia Impeks dhe Tempo 99.

Deri vitin e kaluar kemi donuar të holla për shkollat dhe shkollimin, shkollimi është shumë I rëndësishëm por duke biseduar me drejtorin e spitalit gjinekologjik, me punëtorët këtu e pamë se edhe këtu është një nevojë e madhe edhe ishte ideja që të ndihmojmë këtë projekt. Motivi I ndihmës erdhi nga ajo se duke ndërtuar shkolla do të ndihmojmë të ardhmen e popullatës por nëse shpëtojmë një jetë është shumë me rëndësi dhe ajo është që ne vendosëm të financojmë këtë projekt- deklaroi Muarem Murtezani, Alma M.

Hapësira e rikonstruar kap sipërfaqe prej 420 m2 që përfshinë rikontruimin e plotë të dy sallave gjinekologjike për operime, në të cilat është vendosur furnizimi qendror me gaz, si dhe rinovimi i repartit të kujdesit intensiv dhe të gjitha hapësirave të domosdoshme për punën e ekipit të traktit.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply