Lajme nga Maqedonia

Rrogat e zv/kryeministrave, qytetarët të revoltuar

Vendimi për rritjen e pagave të zëvendëskryeministrave haptazi është shpërfillje e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, thotë për Alsat Zdravko Saveski nga partia e “Majta”. Në fillim të vitit, Kushtetuesja, me nismën e partisë së Majtë, vendosi që nënkryetarët e qeverisë të mos marrin paga më të larta se ministrat , siç ishin planifikuar tani në Qeveri. Kjo tani është vetëm një përpjekje me ndihmën e një ligji, ti kthejnë pagat e planifikuara fillimisht, thotë Saveski.

Kjo tregon mosrespektim të plotë të qytetarëve dhe tallje me varfërinë, sepse në të njëjtën kohë ndodhë që tregtarëve tu shkurtohet e drejta e shitjes në treg, për të ardhura shtesë për pensionistët që janë më të vogla se rritja aktuale e pagave të zëvendëskryeministrave- deklaroi Zdravko Saveski- Partia e “Majtë”.

Me vendimet e mëdha të fundit, qeveria është delegjitimuar plotësisht në sytë e qytetarëve, thotë Saveski. Ai thotë se nga kritikat dhe reagimet në publik, koalicioni qeveritar nuk është i shqetësuar dhe sillet sikur asgjë nuk ka ndodhur. Por, nga kjo parti thonë se do ti studiojnë mirë ndryshimet e reja në disa prej ligjeve dhe menjëherë pas publikimit në Gazetën zyrtare, do ti ankimojnë në Gjykatës Kushtetuese.

Kjo po ndodh në një valë të tërë të çështjeve problematike që i bën qeveria. Për shembull, aplikimi i funksioneve të zëvendës drejtorëve, për ushtarët e ri partiak, që të marrin paga më të larta. Kjo po ndodh në mes të propozimeve për punësim të drejtpërdrejtë të deputetëve pas mandateve të tyre. Kjo po ndodh në mes të amnistive të kontestueshme që i bën qeveria- theksoi Zdravko Saveski- Partia e “Majtë”.

Qytetarët thonë se nuk mund t’i befasojë më asgjë.

Anketë Qytetarë

“E di, e di, nuk e meritojnë, kjo është shumë”.

“Le të marrin. Diçka të ju them, ata gjithmonë marrin paga të larta dhe për këtë arsye janë në ato pozita. Për klasën punëtore, nuk kujdesen fare. ”

“Ata kanë votuar, por kush e di se si ndryshe fitojnë para.”

Një ditë më parë nga qeveria, përmes një deklarate me shkrim, u përpoqën ti qetësojnë qytetarët të cilët reaguan ashpër ndaj vendimit për rritjen e pagave të zëvendëskryeministrave. Në shkresën për mediat, thuhet se nuk është fjala për rritje të të ardhurave mujore të nënkryetarëve të Qeverisë, por për harmonizimin e Ligjit për Pagat dhe zgjidhjes ligjore për Qeverinë. Sipas ndryshimeve në ligj, zëvendëskryeministrat Hazbi Lika, Bujar Osmani, Koço Angjushev, Radmilla Sekerinska dhe Oliver Spasovski do të marrin tetë mijë denarë në muaj plus, ose për një vit do të ndahen shtesë gjysmë milioni denarë nga arka e shtetit .


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */