Lajme nga Maqedonia

Ruskoska: Në fjalët përfundimtare nuk do të ketë asnjë ndryshim të akuzës për “27 Prillin”

Shefja e Sektorit për Krim të Organizuar në Prokurorinë Themelore Publike, Villma Ruskoska, për “A1on” thotë se pas amnistisë, në fjalët përfundimtare për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit të vitit të Kaluar në Kuvendin e Maqedonisë nuk do të ketë rikualifikim, riprecizim ose çfarëdo lloj ndryshimi në akuzë. Të akuzuarit që nuk do të amnistohen, do të japin përgjegjësi për veprën “Terrorizëm” sipas nenit 313 të Kodit Penal, njofton Portalb.mk.

“Akuza ngelet e njëjtë, Ligji për Amnisti nuk e përfshin nenin 313 “Terrorizëm”. Ata të cilët nuk amnistohen do të mbeten në bankën e të akuzuarve”, thotë Ruskoska.

Ndryshe, vazhdon amnistimi i të akuzuarve për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 në Kuvendin e Maqedonisë, si dhe shfuqizimi i paraburgimeve për veprat penale nga pushteti i kaluar.

Këshilli Penal në Gjykatën Themelore Shkupi 1 i ka amnistuar organizatorët e iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët”, më saktësisht i ka miratuar kërkesat e Bogdan Ilievskit, Vllado Jovanovskit dhe Boris Damovski.

Për kërkesat e tjera, për të cilat Prokuroria ë ka dhënë mendim negativ, siç theksojnë nga Gjykata Penale, Këshilli ka miratuar vendim me të cilin ata refuzohen si të pabaza. Të akuzuarit kanë afat për ankesë prej tre ditëve në gjykatat më të larta.

Të gjitha kërkesat janë në fazë të vendosjes dhe nga Gjykata Penale thonë se në afatin e caktuar ligjor do të miratohen vendimet të cilat do t’u dorëzohen palëve, ndërkaq opinioni është i njoftuar.

Mendimi se personat të cilët kanë kërkuar amnisti nuk i plotësohen kushtet në pajtueshmëri me ligjin për amnisti është dhënë në 14 raste. Deri më tani gjithsej janë dorëzuar 66 kërkesa për amnistim të akuzuarve për 27 prillin, janë miratuar 16. Grupi i parë u amnistua dje.

LEXO: Janë amnistuar edhe Betmen, Damovski dhe Jovanovski
LEXO: Të amnistuarit e parë për ndodhitë e 27-prillit janë deputetët e akuzuar dhe dy persona me maska që kanë qenë pasiv


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply