Feja

Si të zhdukni shenjat e akneve dhe poret e zgjeruar

Njerëzit me lëkurë të yndyrshme ka pore të mëdhenj dhe të dukshëm. Për shkak të kësaj, këta njerëz përpiqen që t’i bëjnë këta pore më pak të dukshëm. Sigurisht, ka shumë produkte që mund të blini për të tërhequr lëkurën dhe të pakësojnë shfaqjen e poreve të zgjeruar, por ekziston edhe mundësia për të përgatitur vetë ilaçe në shtëpi për të zgjidhur këtë problem.

Ju duhet të provoni:

Ujë dhe sodë pjekjeje

Kombinoni 2 lugë gjelle sodë pjekjeje dhe ujë dhe përziejini mirë. Pastaj aplikojeni pastën e përftuar në fytyrë dhe lëreni të thahet për 15 minuta. Pasi maska të tërheqë lëkurën, shpëlajeni me ujë të ftohtë.

Ilaçet natyralë që po listojmë më poshtë janë gjithashtu shumë efektivë dhe mund t’i përgatisni vetëm me 2-3 përbërës natyralë.

Kastravec, limon dhe ujë trëndafili

Filloni duke qëruar lëkurën e një kastraveci dhe pastaj shtypni tulin e tij. Më pas shtoni një lugë çaji ujë trëndafili dhe pak pika lëng limoni. Vendoseni përzierjen në një rrobë të pastër, mbështilleni dhe aplikojeni në fytyrë. Në fund, lajeni fytyrën me ujë të freskët.

E bardhë veze dhe lëng limoni

Përgatisni maskën tuaj natyrale të fytyrës me pak pika lëng limoni dhe dy të bardha vezësh. Aplikojeni maskën në fytyrë dhe lëreni të thahet për pak minuta. Pastaj lajeni me ujë të freskët. Kjo maskë do të ndihmojë që poret e lëkurës të tërhiqen, por edhe do të largojë qelizat e vdekura të lëkurës dhe vajin në lëkurë.

Domate dhe lëng lime

Në pak lëng domatesh shtoni 2-4 pika lëng lime. Aplikojeni lëngun në fytyrë duke përdorur pak pambuk dhe lëreni të qëndrojë për 15 minuta. Pastaj shpëlajeni fytyrën me ujë të freskët.

Vaji nga fytyra juaj do të largohet falë acidit në limë dhe domateve që veprojnë si astringent (regjëse, tkurrëse). Gjithashtu, përzierja e tërheq lëkurën dhe mbyll poret.

Bajame dhe lëng lime

Shtoni pak bajame në një enë të vogël me ujë dhe lërini atje gjatë gjithë natës. Në mëngjes shtypini bajamet dhe bëni një pastë. Pastaj shtoni një lugë çaji lëng lime në pastë. Aplikojeni mbi fytyrë dhe lëreni për 30 minuta. Në fund, lajeni fytyrën me ujë të freskët.

Limon dhe lëng ananasi

Shtrydhni gjysmë limoni dhe përziejeni me gjysmë filxhani lëng ananasi. Më pas zhysni në përzierje një peshqir fytyre dhe lëreni mbi fytyrë për 5 minuta. Lajeni fytyrën me ujë të freskët.

Enzimat te ananasi ndihmojnë në pastrimin dhe tërheqjen e lëkurës. Gjithashtu funksionojnë mirë me efektin regjës të acidit në lëngun e limonit./shije.al


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply