Feja

Si t’i dalloni sëmundjet përmes këmbëve?

Dhimbjen në këmbë mos e merrni automatikisht si problem nga takat e larta apo nga këpucët e parehatshme. Kjo mund të jetë shenjë e ndonjë thyerjeje të lehtë e cila rrit rrezikun nga osteoporoza

Dhimbjet apo pasiguria para ecjes mund të tregojnë në shumë sëmundje. Therjet në këmbë mund të jenë shenjë diabeti apo mungesë vitamine B, por edhe mund të tregojë në sëmundjen e veshkave. Ndryshimi i të ecurit, thonj të pezmatuar apo dhimbje të befasishme në thembra mund të jenë shenjat e para të ndonjë sëmundjeje: ecja e deformuar është shenjë e diabetit, ënjtja sinjalizon problem me tension të lartë të gjakut, e ndërsa në thembra shihen shenjat e para të melanomës dhe të mikroprelomit. Thonjtë paralajmërojnë sëmundjen e zemrës dhe të mushkërive, ndërsa therjet në këmbë mund të jetë shenjë e diabetit apo mungesës së vitaminës B. Dhimbjen në këmbë mos e merrni automatikisht si problem nga takat e larta apo nga këpucët e parehatshme. Kjo mund të jetë shenjë e ndonjë thyerjeje të lehtë e cila rrit rrezikun nga osteoporoza.

Nëse në këmbë ndieni djegie, është e mundshme të keni diabet apo edhe mungesë të vitaminës B, por edhe ndonjë sëmundje të veshkave. Nëse thonjtë në këmbë janë të drejtuar nga poshtë është shenjë e problemeve me mushkëri, zemër dhe mëlçi. Thonjtë e verdhë dhe të trashë zakonisht janë simptome të infeksioneve kërpudhore, por mjekët paralajmërojnë që këta thonj mund të jenë shenjë e reumës apo ndonjë sëmundjeje të mushkërive. Thonjtë e bardhë tregojnë në rrezik nga psoriaza, shkruan sot gazeta “Zeri”.

Ndryshimi i ngjyrës

Sëmundja e Rejanudit apo ngushtimi i enëve të gjakut në gishta pasqyrojnë ndryshimin e ngjyrës në gishta. Ato mund të jenë të kaltra, të bardha apo të kuqe e atëherë të kthehen në ngjyrë natyrale të lëkurës. Shpesh shkak i këtij ndryshimi është stresi apo ndryshimi i shpejtë i temperaturës së trupit.

Pikat e zeza

Pikat e zeza në thembra nuk duhet të mos i vëreni sepse mund të jenë shenjë e melanomës. Melanoma mund të paraqitet ndër gishta si pigmente të thjeshta, theksojnë ekspertët. Edhe pse thembrat nuk janë shumë të ekspozuara në diell, kanceri i lëkurës shpesh shfaqet në gishtat e këmbëve dhe për këtë mjekët rekomandojnë një këshillim.

Dhimbje në thembra

Dhimbja në thembra, e cila më shpesh ndodh në mëngjes, rrallë mund të paralajmërojë në tumor, infeksion të eshtrave apo thyerje. Shpesh vjen si shkaktar i ushtrimeve të shumta, artritit apo edhe prej këpucëve të papërshtatshme.

Shtrëngim në këmbë

Dhimbjet e papritura dhe të forta në këmbë dhe gishta të këmbëve shpesh janë shenjë e lodhjes fizike dhe aktiviteteve të shumta. Por, ekspertët thonë që këto shtrëngime mund të jenë simptoma të mungesës së magneziumit, kalciumit dhe vitaminës D, si dhe shenjë e dehidrimit dhe qarkullimit të keq.

Kërpudha dhe njolla në thonj

Edhe dukja e thonjve mund të tregojë ndonjë sëmundje:

Thonj të brishtë: Nëse thonjtë shpesh ju plasin dhe janë të brishtë kjo mund të jetë si pasojë e mungesë së hekurit dhe vitaminës B.

Thonj të thatë: Tregojnë problem në gjëndrën tiroide. Lëkura e thatë dhe fillimi i trashjes së pakuptimtë janë simptome shtesë të cilat në këso raste mund të jenë dyshues në aktivizimin e gjëndrës.

Njolla të verdha: Zbulojnë infeksione kërpudhore, por mund të jenë edhe shenjë e psoriazës. Kjo veçanërisht kur njollat paraqiten në gishtat e këmbëve.

Rrathë të verdhë apo të zinj: Më shpesh janë pasoja të traumave dhe goditjeve në thonj, por edhe në raste të rralla mund të jetë edhe shenjë e melanomit dhe karcinomit të lëkurës.

Njolla të bardha: Më shpesh janë simptome të mungesës së zinkut. Në këto raste si shtesë në ushqim një muaj merrni zink e nëse shenjat nuk largohen kërkoni ndihmën e mjekut.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply