Lajme nga Shqipëria

Të largojmë bandën hajdute

TIRANE

Banorët e zonës së Astirit, banesat e të cilëve preken nga projekti i Unazës së Re kanë dalë edhe sot në protestë në ditën e 56.

Në mbështetje të banorëve ishte edhe kreu i PD, Lulzim Basha i cili tha se qyetarët e bashkuar kanë forcën për të larguar këtë qeveri të cilën ai e konsideroi si bandë hajdute.

“Kjo protestë rrëzoi projektin korruptiv si modeli që mishëron qeverisjen e Ramës. Nuk mjafton vetëm largimi i shërbëtorëve të Edi Ramës në vjedhjen tek Unaza e Re. Njeriu që urdhëronte të gjithë këta vazhdon të mbetet në krye të qeverisë. Qytetarët e bashkuar kanë forcën për të larguar këtë bandë hajdute. Duhet të shembim këtë sistem që kurrë mos bëhen pazare. Duhet të pastrojmë politikën nga krimi. Rruga për të shembur këtë sistem politik është rruga e bashkimit”- tha Basha.

Vijon…

(d.d/BalkanWeb)

 


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply