Lajme nga Bota

Tërheqja e SHBA-së nga Siria, armët e ushtrisë mund t’u mbeten kurdëve

Komandantët e ushtrisë amerikane, të cilët po planifikojnë largimin e trupave ushtarake nga Siria, kanë rekomanduar që armët t’ju mbeten luftëtarëve kurdë në luftën kundër Shtetit Islamik, veprim që do të zemëronte aleatin e NATO-s, Turqinë.

Tre zyrtarët, në kushte anonimiteti thanë se rekomandimet janë pjesë e një draft-plani nga ushtria amerikane. Është ende e paqartë nëse Pentagoni do ta dërgojë çështjen në Shtëpinë e Bardhë, vendim i cili duhet të merret nga presidenti Donald Trump.

“Planifikimi po vazhdon dhe është i fokusuar në tërheqje të kontrolluar të trupave duke siguruar se janë marrë të gjitha masat për sigurinë e trupave tanë”, tha komandanti Sean Robertson.

Presidenti Trump javën e kaluar kishte urdhëruar tërheqjen e trupave amerikane nga Siria, veprim që ngjalli kritika dhe dorëheqjen e Sekretarit të Mbrojtjes, Jim Mattis.

Derisa zyrtarët amerikanë e konsiderojnë këtë veprim si “tradhti ndaj trupave kurde në luftimin e Shtetit Islamik”, Turqia ka paralajmëruar ofensivë, duke rritur frikën për dhunë ndaj qindra mijëra civilëve.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply