Lajme nga Maqedonia

Thaçi: Maqedonia ndodhet në rrugë të drejtë

Konferenca vjetore e Kryeyatit të PDSH-së, Menduh Thaçi

Situata politike dhe marrëdhëniet në shtet, rajon, si dhe gjendjet në parti ishin temat kryesore në fjalimin para Vitit të Ri të kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi sot në Tetovë.

Në fjalimin e tij Thaçit u shpreh se viti 2018 ka qenë gjithashtu vit i rëndë si edhe shumë vite më mbrapa, por për dallim prej viteve të tjera Marrëveshja e Prespës dha shpresë se Maqedonia ndodhet në rrugë të drejtë.

“Paraprakisht ne ishim të bllokuar pa perspektivë dhe jonfuksionalitete ndërsa tani në Marrëveshjen e Prespës ekzistojnë mundësi për zhvillim dhe perspektivë. Pres se shumë shpejtë përmes realizimit të obligimeve të Marrëveshjes së Prespës me ndryshimet kushtetuese ajo të ratifikohet. Pres e njëjta të bëhet edhe nga pala greke me çka do të hapet rruga jonë drejt BE-së dhe NATO-s”, tha Thaçi.

Lidhur me gjendjet në rajon ai theksoi se pret që vitin e ardhshëm negociatat midis Kosovës dhe Serbisë të hyjnë në fazë përfundimtare dhe Serbia ta njohë Kosovën me çka do ta fitojë të drejtën të bëhet pjesë e të gjitha organizatave ndërkombëtare.

Lidhur me gjendjet në shtet në ekonomi dhe të drejtat e shqiptarëve, Thaçi tha se edhe pse shumicës u duket sikur ka ngecje ekonomike dhe nuk ka zhvillim të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, dy gjendjet lidhen me procesin e anëtarësimit në BE dhe në NATO, ndërsa me atë të dyja do të kenë zhvillimin e tyre vitin e ardhshëm.

Me gjendjen në parti, Thaçi tha se edhe krahas gjendjes së rëndë dhe parashikimeve të shumta prej analistëve se PDSH do të ndalojë me punën e tyre gjegjësisht se nuk do të funksionojë pasi është e lënduar apo e plagosur rëndë, realiteti është ndryshe, pa dallim se sa i vështirë është.

“Është e dukshme se përcaktimet tona kryesore të programeve realizohen, ndërsa ato janë koncepti historik nga Skënderbeu deri më sot, shqiptarët në Maqedoni të jenë pjesë e perëndimit, BE-së dhe NATO-s. Ne do të vazhdojmë me veprimin tonë politik, ndonjëherë nëse duhet në mënyrë radikale, ndonjëherë nëse duhet në mënyrë konstruktive, pasi një herë tjetër përveç BE-së dhe NATO-s ne nuk kemi me çka të arrijmë që shqiptarët t’i mbrojnë të drejtat e tyre në Parlament përmes së drejtës së vetos për disa vendime të caktuara dhe sistemim buxhetor të drejtë për prosperitet ekonomik të të gjithëve” – deklaroi Thaçi.

Shërbimi për Informim – PDSH


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply