Lajme nga Kosova

Tregon Shpend Ahmeti, ja me cilat parti ka gjasa të bëjnë koalicion në të ardhmen

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që në të ardhmen partia që ai e drejton të ketë bashkëpunim ose koalicion para apo pas zgjedhor me AAK-në, Nisman, AKR-në ose Alternativën, shkruan GazetaBlic.

Këtë ai e ka bërë të ditur në “Blic Interview me Astrit Gashin” ku ka treguar se nuk kanë çek të fshehin rreth kësaj pune derisa ka shtuar se bashkëpunimin me këto parti e kanë si opsion në tavolinë.“Kah politikat Social demokrate. Jemi tu ndërtua marrëdhënie me disa subjekte të cilat do ta konsiderojnë më tutje se si ia bëjmë.

Në këtë rast nuk e mshefim që kemi pasur një komunikim më të mirë edhe me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) edhe me Nismën edhe me Aleancën Kosova e Re (AKR) . Me Alternativën jemi në diskutime të vazhdueshme, unë mendoj që këto opsione janë në tavolinë.

Pra, një lloj bashkëpunimi me këto subjekte po e them ose parazgjedhor ose pas zgjedhor, varësisht prej interesave të subjektit tonë,” – ka thënë Ahmeti.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply