Lajme nga Shqipëria

U gjet brenda tunelit, identifikohet viktima në Bulqizë (Emri)

BULQIZE

Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e sotme në një tunel në Bulqizë.

Viktima është gjetur nga banorët në një tunel në fshatin Zogjaj të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.

Burime nga policia bëjnë me dije për “BalkanWeb” se viktima është Artur Lleshi, 35 vjeç.

Ai është identifikuar përmes kartës së identitetit që kishte me vete.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e vdekjes së 35-vjecarit, ndërsa policia ka nisur hetimet.

(d.d/BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply