Lajme nga Maqedonia

VMRO-DPMNE kërkon dorëheqjen e Spasovskit për vrasjen në “Gjorçe Petrov”

Nga VMRO-DPMNE kanë reaguar ndaj vrasjes së mbrëmshme çka ndodhi në lagjen e “Gjorçe Petrovit”. Edhe sa vrasje në qytet duhet të ndodhin që Oliver Spasovski të japë dorëheqjen, pyet nga konferenca për shtyp Orçe Gjorgjievski, anëtarë i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së.

“VMRO-DPMNE ka paralajmëruar se situata e sigurisë do të përkeqësohet për shkak të paaftësisë së Oliver Spasovskit dhe koalicionit me kriminelët e LSDM-së. Kjo vrasje është një tjetër provë se krimi po udhëheq në rrugë”, tha Gjorgjievski.

Ai shtoi se Spasovski e ka kthyer MPB-në në statistikë të noterimit të vrasjeve, vjedhjeve, zjarreve të dyshimta dhe dhunës. VMRO-DPMNE akuzon se rastet ose nuk zbardhen ose kryerësit e veprës nuk gjenden./Telegrafi/


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */