Lajme nga Maqedonia

VMRO-ja kërkon dorëheqjen e Oliver Spasovskit –

VMRO-DPMNE-ja ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski. Kjo parti opozitare e akuzon Spasovskin se e ka shndërruar MPB-në në institucion statistikor ku vetëm se numërohen vrasjet, grabitjet dhe zjarret e dyshimta. VMRO-ja kritikon se shumë vepra të rënda kriminale kanë mbetur pa zgjidhje ndërsa vrasësit janë të lirë dhe nuk kapen.

Edhe sa vrasje duhet të ndodhin që Oliver Spasovski të jap dorëheqje. Për sa kohë që ai është në krye të MPB-së kriminelët do të ndihen të inkurajuar dhe të mbrojtur. Fundjavat e përgjakura janë si rezultat i paaftësisë së Oliver Spasovskit dhe kjo duhet të ndalet .Oliver Spasovski duhet të shkojë që të vijë rendi dhe qetësia për qytetarët tanë- deklaroi Orce Gjorgjievski, VMRO-DPMNE.

Alsat

 


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply