Lajme nga Shqipëria

Finalizohet rrjet i ri ujësjellësi në Yzberisht


Ndonëse jemi në një periudhë festash, dhe të gjithë nxitojnë për të bërë blerjet e fundit për natën e ndërrimit të viteve dhe dhuratat për miqtë, Bashkia e Tiranës po vijon punën për t’i ofruar banorëve shërbime sa më cilësore. Punonjësit e Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës, kanë finalizuar një tjetër investim në rrjetin ujësjellës, duke shënuar një hop cilësor në përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve. Falë këtij investimi, linja e re e shpërndarjes së ujit të pijshëm i jep zgjidhje problematikave dhe shërbimit në zonën e Yzberishtit në kryeqytet, në rrugën “3 Dëshmorët”./tvklan.al


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */