Lajme nga Shqipëria

Lojërat e fatit, Lleshaj ‘porosi’ krerëve të Policisë së Shtetit

TIRANE

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka mbledhur në një takim drejtues të Policisë së Shtetit, ku fokusi është përqendruar tek lojërat e fatit, ku ka dhene edhe porosite e tij te fundit.

Gjatë fjalës së tij Lleshaj pohoi se çdo pikë bastesh që do të operojë pas përfundimit të afatit do të trajtohet si një parcelë me kanabis. Po ashtu ai ftoi të gjitha strukturat policore që të zbatojnë ligjin.

“Që në orën 00:00 të 1 janarit të 2019-ës nuk do të lejohen bastet sportive, lojërat me kalë, apo dhe reklamat për bastet, pasi janë veprimtari të paligjshme. Policia e Shtetit në këtë rast është strukturë në zbatimin e drejtpërdrejt të ligjit. Ndalimi i lojërave të fatit është përgjegjësi e madhe ligjore. Zbatimi i ligjit është një goditje kriminale. Çdo pikë bastesh do të trajtohet si parcelë kanabisi. Përgjegjësi ligjore është ndalimi i lojërave të fati”, tha Lleshaj.

Mes të tjerash Lleshaj u ndal edhe tek festat e fundvitit, ndërsa shtoi se një vëmendje e veçantë do të shkojë tek pikat kufitare, ku do të shtohen prania e policisë.

“Duhet të shtohen kontrollet dhe bashkëpunimet me qytetarët. Meqenëse jemi mbledhur këtu, dua të sqaroj edhe disa probleme që kanë rëndësi. Siç është menaxhimi i festave që janë në prag. Ndaj kërkohet që të shtohen shërbimet e policisë në pikat kufitare. Vëmendja e shtuar duhet të shtohet ndaj personave në kërkim, apo atyre që janë me precedentë kriminale”, pohoi ministri.
(ed.me/BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */