Lajme nga Maqedonia

Ministria e Punëve të Jashtme shpall konkurs për 26 administratorë

Ministria e punëve të Jashtme njofton që prej sot është shpallur konkurs publik për punësim të 26 administratorëve (diplomatë, praktikantë dhe ndihmës dhe zyrtarë profesional, njofton Portalb.mk.

Konkursi publik, përveç në faqen e internetit të Agjencisë për Administratë është publikuar edhe në gazetat ditore “Nova Makedonija”, “Nezavisen Vesnik” dhe “Lajm” dhe i njëjti do të zgjatë 20 ditë që nga dita e publikimit.

Nga MPJ paraprakisht janë deklaruar se konkurrentët do të zgjedhen sipas parimit të meritokracisë, gjithëpërfshirës dhe transparencës.

“I inkurajojmë që të paraqiten më shumë kandidatë që i plotësojnë kushtet për punësim. Informojmë se procedurat konkrete dhe fazat e ardhshme në procesin e selektimit të kandidatëve, do të bëhen vitin e ardhshëm, ndërkaq opinioni do të informohet në kohë dhe në mënyrë të saktë”, thonë nga MPJ.

Nga MPJ thonë se me qëllim që kandidatët e interesuar t’i mbledhin dokumentet në kohë, ata thonë se për punësimin e diplomatëve të rinj duhen:
Dëshmi se janë shtetas të Republikës së Maqedonisë (Nënshtetësi)
Dëshmi për gjendje të përgjithshme të shëndetit për vendin e punës (vërtetim mjekësor për punësim)
Diplomat nga shkalla e fundit e arsimit, shkallëve paraprake të arsimimit (dëftesat e shkollës së mesme, të të gjitha viteve), diploma nga magjistratura ose doktorata dhe ngjashëm, si dhe dokumenti për nostrifikim dhe ekuivalencë për ato kandidatë që arsimin e tyre e kanë mbaruar jashtë vendit.
Deklaratë të vërtetuar në noter se nuk është anëtar i ndonjë organi të ndonjë partie politike në nivel republikan.
Vërtetim se me vendim të plotfuqishëm gjyqësor nuk i është shqiptuar dënim – ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës.
Certifikatë të pranuar ndërkombëtarisht për njohjen e njërës prej tre gjuhëve që shfrytëzohen më shpesh në Bashkimin Evropian (Angleze, frënge, gjermane).
Vërtetim për punë me programet për punë në zyrë.
Forma tjera të shkollimit profesional, diploma ose certifikatë, rekomandime të ndryshme, vërtetime për stazh vullnetar, deklarata ose dokumente të cilat i posedoni dhe të cilat janë në interes të vendit të punës.

Informata shtesë në lidhje me punësimet e reja do të mundeni që t’i gjeni në ueb-faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme, por edhe në profilin e MPJ-së në rrjetet sociale dhe faqen e internetit të Agjencisë së Administratës.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply