Lajme nga Shqipëria

Nga 1 Janari lojërat e fatit do konsiderohen si parcelë me kanabis

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një takim me drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit ku bëri më dije detyrat strukturave të Policisë lidhur me festat e fundvitit, por kryefjala ishte veprimtari e lojërave të fatit.

” Në fillim të vitit kemi një detyrimi shumë të madh që janë ndalimi i lojërave të fatit. Nga 1 Janari ora 00:00 2019 në territorin e vendit ndalohen disa veprimtari të të lojërave të fagtit, si bastet sportive, bastet për garat me pistë, lojërat elektronike në distancë, publiciteti në median e shkruar, etj.

Nga data 1 Janar kjo veprimtari bëhet e paligjshme në territorin tonë.  Nga data 1 Janar çdo lokal ku ushtrohet në mënyrë të hapur apo dhe të kamufluar duhet të konsiderohet si një parcele kanabis.

Të gjithë zyrtarët e Policisë se Shtetit dhe zyrtarët e tjerë të policisë, punonjësist e administratës tatimore, apo dhe vendore në çdo rast të konstatimit të shkeljeve duhet të njoftojnë.

Gjithashtu ministri u ndal edhe tek kontrollet në këto ditë festash.

“Dua të trajtoj shkurtimisht dhe dy tre probleme të tjera dhe për festat që janë para. Të shtohen kontrollet. Të jenë në vëmendje dhe personat me të shkaur kriminale. Unë jam informuar për të gjitha strukturat policore dhe strukturat e tjera për masat  marra. Duhet që të gjitha strukturat e policisë te jenë në gatishmëri në mënyrë qëte kemi një situatë normale në ditët e festave. Do vendosen gjoba në mënyrë postare dhe punonjësit e policisë nuk hynë në negociata dhe debate me qytetarët”.

Në vitin 2019 Policia e Shteti do të mbështesë studentët me nota të larta dhe do ju ofrojë atyre mundësi punësimi.

“Do të rekrutohen të rinj që kanë mbaruar me rezultate të larta. Në muajin Janar do zhvillohet një konkurs me këta të rinj”./tvklan.al

 


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply