Lajme nga Maqedonia

Shekerinska: 2018-ta është viti kur e hapëm derën drejt NATO-s (VIDEO)

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, nëpërmjet video-porosisë së fundvitit ka porositur se ky vit do të mbahet mend për ftesën për anëtarësim në NATO dhe ndaljes së izolimit, njofton Portalb.mk.

“Ftesa për anëtarësim në Aleancë, mbarimi i bisedimeve hyrëse për anëtarësim, mbështetje nga personalitete kyçe të politikës botërore, rritja e buxhetit dhe e rrogave të ARM-së, reformat në Mbrojtje, pranimi i 375 ushtarëve profesionistë, miratimi dhe zbatimi i dokumenteve të rëndësishme strategjike, blerja e pajisjeve për pjesëtarët e ARM-së, transparenca ndaj opinionit. Të gjithë këto e kanë shënuar 2018-tën në sektorin e mbrojtjes”, theksoi Shekerinska.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply