Lajme nga Bota

Sulm kibernetik mbi gazetat amerikane, pengohet shtypja e tyre

Një sulm kibernetik ka shkaktuar ndërprerje të shtypjes dhe shpërndarjes së gazetave më të mëdha amerikane, duke përfshirë Los Angeles Times, Chicago Tribune dhe Baltimore Sun.

Sipas Los Angeles Times, sulmi duket se ka origjinën jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shkaktoi vonesa në shpërndarjen e edicionit të ditës së shtunë të këtyre gazetave.

Gjithashtu, botimet e Wall Street Journal dhe New York Times u goditën, pasi ato shtypen në platformën e përbashkët të Tribune Publishing.

Zëdhënësja e Tribune Publishing, Marisa Kollias, tha se virusi ndikoi në sistemet e shtypjes.

“Nuk ka dëshmi se informacionet e kartës së kreditit të klientit apo informacionet personale janë komprometuar”, tha Kollias, përcjell Telegrafi.

Zëdhënësja e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Katie Waldman, tha se po studiojnë situatën.

“Ne jemi të vetëdijshëm për raportet e një incidenti të mundshëm kibernetik që prekin disa degë të gazetave dhe po punojnë me qeverinë dhe partnerët e industrisë për të kuptuar më mirë situatën”, tha zëdhënësja Waldman.

Hetuesit e Byrosë Federale të Hetimeve, për momentin nuk dhanë asnjë informacion. /Telegrafi/


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply