Kulture

Agron Zeqiraj: Dashuri Afrikane: Rrëfimi pikëllues i Emmës…

Ajo i kujtonte vuajtjet e dhimbjët e saja, nënqmimet dhe poshtërimet që i bëheshin, sikur ajo kishte bërë mekatet e gjithë botës e tash po i kthehen ato mbrapa… E sikur mos të mjaftonin këto vuajtje familjare për Emmën, tash ajo po luftonte në dy fronte të jetës së saj; njera, që liria të vije në vendin e saj, dhe tjetra, që sa më shpejt ta gjeje burrin e saj, për të cilin flitej se kishte vdekur. Ajo kishte humbë shpresën e besimin që mund të të vinin ditë më të mira për të e popullin e saj…por ndodhi ndërhyrja ushtarake ndërkombëtare për ta çliruar atë pjesë të Afrikës së lindjës, përjetësisht Ruandën e Burundin, nga trupat Luan të Tuci. Çlirimi i vendit nënkuptonte edhe kthimin në atdhe, gjë të cilën kishte vite që e ëndërronte…se tashmë jeta e saj, shpresonte gjithmonë ajo, do të ishte më e lehtë dhe do të kishte kuptim krejt tjetër..! E detyruar prapë të bindej e të bëj kompromise jetësore për një të ardhme më të mirë, Emma kthehët në atdhe me të gjithë refugjatët që qëndruan jashtë atdheut të tyre, edhe pse dihej tashmë, që të gjithë i kishin humbur çdo gjë që kishin lën atje. Me të mbërrit atje, Emma bie në gjunjë dhe e puthë me mallë tokën në oborrin e saj, si përulje e dashuri të mbledhur në ato vite kur ishte e detyruar ta braktiste vendlindjën. Ajo dalngadal po e kuptonte se liria kërkon gjëra e rregulla tjera, jo si ato që dikur vetëm i imagjinonte, e disi kjo mrekulli që erdhi kaq shpejt po e mundonte e maltretonte psiqikisht, edhe pse fytyra e saj tashmë, po shëndriste nga lumturia ku as gëzimin s’arrinte dot ta fshihte nga sytë e saj të cilët rrezatonin dritë e enërgji… Asaj tashmë edhe rrudhat në ballë e përrrethë syve nuk i dalloheshin si me parë. Tani liria i’a kishte çliruar ndjenjën kolektive që kishte dikur, sepse ajo sot e arsyetonte me lirinë, për të cilën kishte Vite e shekuj që kishte imagjinuar… Emma po ngjallej shumë shpejt dhe fitonte çdo sfidë që përballëj me të, vetëm se, sfidën e zemrës së saj po e kërkonte ende… Ajo po sulmohej nga të gjitha anët e sidomos nga fëmijët e saj, për burrin i cili ende konsiderohej i zhdukur apo i vrarë. Liria po e tradhtonte disi, e sidomos ideja që liria t’i sjellë të gjitha, e aq më tepër kur kishte kohë që e kërkonte burrin, fatin e ti si histori misterioze që mbetej që shumë vite. Nervozismi i saj dallohej edhe më shumë kur ajo fliste me zë të lartë në bisedat e zënkat çdo natë që kishte me fëmijët. Sa të paturpshëm jeni ju ore të marrë, ju thoshte shpesh Emma. Si ore s’më kuptoni kur kam humbë dashurinë e zemrës time, e ju talleni tash me mua?! Zënkat në familje vazhdonin çdo ditë dhe Emma shpesh detyrohej të ishte në mesin e tyre, edhe pse, zemra e saj e kuptonte më së miri se sa vështirë është kur dashuria e respekti mungojn në familje! Emma po sorollitej poshtë-lartë dhe paknaqësin e saj e shfaqte në çdo momente edhe atëherë kur teksa po qëndronte në paradhomë, nga larg vije një zë: dikush po e kërkon Emmen! Ajo e mbante gjithmonë shpresën të gjallë se një ditë Xhoni do të kthehët, edhe sikur vetëm një shpresë të mbetej… Kur arriti të shikoj se vërtetë ishte Xhoni e s’po ju besonte syve se çka po shihte, ajo u emocionua aq shumë sa u mbytë e tëra në lot… Ata shikonin njëri-tjetrin dhe nuk mund të nxjerrnin fjalë nga goja e tyre, vetëm se kur Xhoni ju afrua shumë afër Emmës, në fytyrë të saj pa shumë shenja vuajtjesh e dhimbjesh, e që më vonë Emma kërkonte t’i shpjegonte veq e veq… Xhoni nga dëshira e gëzimi që e pa sërish Emmën, ende s’po ja ndante sytë duke e shikuar me mallë! Ai e përqafoj Emmen dhe ajo e paforcë përfundoj në krahët e tij, ku të bashkuar ran në gjumë e që kishin vetëm një dëshirë: që nata të zgjas pafundësisht e Emma të zgjohët e lumtur dhe pa kujtime të kqija e rrudha të reja në ballë..! Freiburg, 10.01.2000


Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply