Lajme nga Kosova

Kadriaj i reagon Aliut, kërkon sqarime rreth fotos së Kurtit në odën e vrasësit të policit

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, i ka reaguar deputetit të Vetëvendosjes, Liburn Aliu, pasi ky i fundit kërkoi ulje të pagave në kabinetin qeveritar, në të kundërtën ka thënë se Haradinaj duhet të rrisë pagat e mjekëve dhe mësuesve.

Kadriaj përmes një shkrimi në Facebook, e ka quajtur “ekspert”, Liburn Aliun.

“Paskan dalë këta “ekspertët” e VV-së, këtë herë Liburn Aliu, të godasin sa më ulët Qeverinë Haradinaj, kur është në momentin kryesor të kthimit të dinjitetit të shtetit. Ky dinjitet po kthehet për herë të parë, por po duket që nuk janë aq të kënaqur këta brenda”, ka shkruar Kadriaj.

Më tej, deputetja e AAK-së, ka kërkuar nga Vetëvendosje t’i përgjigjet pyetjes se si mbeti puna e fotos së Albin Kurtit në odën e vrasësit të policit në Istog.

“Sidoqoftë, VV është më mirë të përgjigjet në një pyetje: Qysh mbeti puna e fotos së Albin Kurtit në odën e vrasësit të policit në Istog? Përgjigjuni njëherë këtu e pastaj flasim për gjithçka!”, shkruan Kadriaj në Facebook./Telegrafi


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply