Sports

Kjo është marrëveshja e PSG me Frenkie de Jong

PSG ka bërë një kthesë të madhe duke arritur që ta kthejë nga vetja yllin holandez, Frenkie de Jong.

Kur thuhej se gjithçka ishte vendosur për marrëveshjen Barcelona – De Jong, në skenë u shfaqën kampionët e Francës.

Thuhet se ata kanë arritur marrëveshje me yllin e Ajax, dhe lojtari është bindur nga projekti i tyre.

“Paris United” shkruan se lojtari do të nënshkruaj një kontratë pesë vjeçare me PSG-në, transmeton lajmi.net.

Ai do të ketë një pagë prej 8 milionë eurove në vitin e parë, me mundësi që sezonet e ardhshme të rritet.

Mbetet të shihet nëse këto raportime janë të vërteta apo Frenkie do të kalojë tek Barcelona. /Lajmi.net/


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */