Lajme nga Maqedonia

Kosova dhe “Marrëveshja e Prespës”

Gafurr Adili

Të gjithë e kemi thënë se, ndryshimi i kufijë midis Kosovës dhe Serbisë do ta shkaktojë “lojën domino”, gjë që nënkuptonte se kjo “lojë domino” do të përfshinte edhe trojet shqiptare nën Maqedoni.

Gjithashtu, të gjithë jemi dëshmitarë se, menjëherë pas “Marrëvedhjes së Prespës” u aktualizua “korrigjimi i kufijve” (sipas gjuhës së Presidentit të Kosovës, z. Hashim Thaçi), që në fakt nënkupton ndryshimin (lexo: copëtimin) e kufijëve të Kosovës, alernativë kjo që kohëve të fundit u kundërshtua fuqishëm nga Kryeministri i Kosovës, z. Ramush Haradinaj.

Por unë gjykoj se, tani (pas miratimit të “Marrëveshjes së Prespës”), do të fillojë ndryshimi (lexo: copëtimi) i kufijve të Kosovës; sepse, historikisht (edhe në kohën e ish RSFJ-së) të gjitha elaboratet antishqiptare ndaj Kosovës fillimisht janë eksperimentuar te shqiptarët nën Maqedoni dhe pastaj (nëse nuk kanë hasur në rrezistencë nga shqiptarët nën Maqedoni) janë zbatuar në Kosovë.

Pra, edhe Kosova ka për t’ia pa sherrin “Marrëveshjes së Prespës”; sepse, ne shqiptarët do të humbasim territore në Kosovë (pjesën Veriore) dhe nuk do të marrin asgjë,
as Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin.

Si gjithëmonë, edhe kësaj rradhe, uroj:
Qofsha unë i gabuar!


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */