Lajme nga Shqipëria

Studentët vijojnë ngujimin në fakultete

Pas një takimi të zhvilluar mbrëmjen e së dielës në ambientet e Ekonomikut me përfaqësi nga të gjitha fakultetet, studentët kanë vendosur të vijojnë protestën e tyre. Bojkoti i mësimit dhe ngujim pa afat në ambientet e fakulteteve është lëvizja e radhës.

Ngujimi pritet të vijojë në Fakultetin Ekonomik, ku rreth 50 studentë vijojnë të qëndrojnë prej 3 ditësh. Ngujimi vijon edhe në Fakultetin Juridik, aty ku studentëve të Tiranës u janë bashkuar edhe një grup studentësh nga Universiteti i Shkodrës.

Protesta vijon edhe në Fakultetin e Shkencave Sociale, edhe pse jo te ngujuar ata vazhdojnë të qëndrojnë brenda mjediseve të shkollës.

Ndërsa studentët e Fakultetit te Historisë dhe Filologjisë kanë dalë me një deklaratë kundër vendimeve të rektoratit të Universitetit të Tiranës që bën thirrje për vazhdimin e procesit mësimor.

Tv Klan


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply