Lajme nga Maqedonia

Taseski: Debat publik për Kodrën e Diellit

Nga një analizë për kapacitetet dhe funksionimin e Kodrës së Diellit, inzhinieri Valentin Taseski ka konstatuar se kushtet e këqija janë pengesë për përfitime miliona eurove në vit që mund të gjeneronin nga kjo qendër. Sipas tij, zhvillimet mund të sjellin edhe më shumë se 50 mijë vizitorë në ditë për dallim prej tani kur nuk ka kushte as për 2 mijë. Dhënia me koncesion ose partneriteti privat-publik sipas Taseskit, është zgjidhje për zhvillimin e Kodrës së Diellit.

Zoti Taseski, ju keni bë një studim për kodrën e Diellit dhe atë e keni dërguar dhe në Qeveri. Sipas jush, cila është pika imanente ku Qeveria duhet të reagojë në Kodër të Diellit?

Për mua pika kryesore duhet të jetë hapja e një debati të gjerë, që do bazohet në të gjitha studimet e deritanishme që i ka Qeveria, edhe ato para 30 vjetësh edhe të sotmet, me njerëz kompetent nga ministritë e Qeverisë që të ulen dhe ta diskutojnë situatën. Situatën lartë e dimë se si është por edhe nuk e dimë saktë se si është.

Le të mos themi vetëm Tetova, le ta trajtojmë në nivel të shtetit; sa humb Maqedonia nga mos funksionimi si duhet i Kodrës së Diellit? Sa do duhej të jenë fitimet nga kjo pikë dhe nga ky kapacitet që e kemi?

Nga ajo që dimë, në periudhën investuese prej dhjetë vitesh, me një kapacitet të caktuar të investimit dhe me një kapacitet të caktuar të skiatorëve, me sistem të mbyllur të ski lifteve dhe teleferikëve, sillet diku rreth 50.000 skiatorë në ditë, ja mos të them në orë sepse tingëllon çuditshëm, por njëjtë është. Dhe efektet në financa vetëm nga biletat ditore, efektet financiare mesatarisht flas për periudhën 10 vjeçare në nivel duhet të jenë diku rreth 150-200 milion euro. Dhe një qendër e tillë me një rritje në dy vitet e para dhe një zgjerim në vitet në vazhdim, pas vitit të pestë apo të gjashtë do të mund ta financojë veten.

Zoti Taseski, sa është kapaciteti i Kodrës Diellit dhe sa për qind nga ky kapacitet shfrytëzohet për momentin?

Shikoni tani, light-motivi apo premisa që mbajtëm në studimin tonë flet se qendra nuk duhet ridimensionuar. Gjithë që kanë ardhur lartë, Bojan Krizhaj e tjerë mysafirë të jashtëm thonë se mundësitë janë të pakufizuara. Kapaciteti do të ishte 50.000 skiatorë. Nuk e di nëse menaxhmenti ka bë ndonjë analizë të tillë, të ulet e të numërojë sa skiatorë në orë ka kapacitet. Pra me bindjen time, nga ajo që shohim është se bie korrenti, ka defekte, tollovi, s`ka parking, mendoj se për momentin pa gjashtë-ulësen, sepse nuk funksionon për fat të keq, kapaciteti nuk është më i madh se 2000 deri në 2500 skiatorë në ditë, nëse funksionojnë të gjitha, por meqë nuk funksionojnë si duhet besoj se është edhe më i vogël se 2000 për momentin.

Sipas analizës tuaj, më mirë dhe më fimtimprurëse është që Qeveria ta japë me koncesion Kodrën e Diellit apo do të duhej ta financojë vetë dhe të ketë fitime nga ajo, sepse flitet për dhjetëra mijëra mysafirë që do të ishin vendosur përveç në Kodër të Diellit, edhe në qytet?

Koncesionimi edhe mund të jetë zgjidhje, siç mund të jetë zgjidhje edhe partneriteti privat-publik. Kushtimisht thënë, një pjesë do ta investonte Qeveria dhe një pjesë do ta investonin ndërmarrësit, sepse, është dekurajuese të dëgjoni se Kodra e Diellit, që është nën ombrellën e ELEM-it, ka probleme me korrentin. S`ka logjikë është dekurajuese të mos merren masat kryesore që qendra në këtë situatë të funksionojë si duhet!

Bashkim Sulejmani


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply