Lajme nga Maqedonia

Të privuar nga e drejta për të mësuar në shqip, nxënësit shqiptarë në Veles mësojnë me alfabet cirilik

Dy nxënëset Alidja dhe Almedina janë nga fshati Karasllar nga Velesi. Lëndë në gjuhën shqipe nuk kanë. Meqenëse nuk kanë asnjë arsimtar në gjuhën shqipe, ato nuk dinë të shkruajnë në gjuhën e tyre amtare, njofton Tv21.

Edhe ata që ishin më të rritur kishin probleme me leximin-shkrimin në gjuhën shqipe.

Sadam Bojaxhiu, 25 vjeçar, thotë se e ka të vështirë shkrimin dhe leximin në gjuhën amtare dhe se gjuhën e ka ruajtur me anë të komunikimit me familjarët e tyre .

“Çfarë gjuhe ke mësuar në shkollë? Pyeti gazetari.
Maqedonisht kam mësuar, tha Sadam Bojaxhiu.
Shqip a din të shkruash e të lexosh? Pyeti gazetari.
Me lexu di por jo mirë, meqenëse nuk kemi mësuar shqip, tha Sadam Bojaxhiu.
Asnjë lëndë nuk e ke pasur shqip? Pyeti gazetari.
Jo jo asnjë, tha Sadam Bojaxhiu.

Në shkollën fillore mësojnë 9 nxënës, ku 6 prej tyre mësojnë deri në klasën e pestë për të vazhduar më pas në një fshat tjetër poashtu në gjuhën maqedonase.
Kryetari i Komunës së Velesit Ace Kocevski thotë se për momentin nuk ka asnjë zgjidhje për nxënësit e fshatit Karasllar i epërm. Mundësia e vetme është që ta ndjekin mësimin në gjuhën maqedonase.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */