Lajme nga Shqipëria

6 vjet burg për administratorin e “Rrugës së Kombit”

Nicola Spadavecchia, administratori italian i kompanisë që po zbaton koncesionin e mirëmbajtjes së “Rrugës së Kombit”, u dënua me 6 vjet burg nga Gjykata e Avenilos në Itali. Ai u shpall fajtor për “shpërdorim detyre”, pasi gjatë kohës që ka punuar si inxhinier në vendin e tij për kompaninë Autostrade per Italia, nuk ka kryer kontrollet dhe mirëmbajtjen e nevojshme të urës Acqualonga, në të cilën humbën jetën 40 persona në një aksident në vitin 2013, pasi një autobus ra nga ura për shkak se mbrojtëset ishin të dëmtuara. Sipas dokumenteve të dorëzuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Spadavecchia u emërua administrator i vetëm i shoqërisë së krijuar nga konsorciumi Kastrati-Salillari, “Albanian Highway Concession sh.p.k.”, në fund të Tetorit 2017, edhe pse ishte 67 vjeç, i dalë në pension dhe nën hetim për aksidentin tragjik.

Ai vijon të jetë administrator dhe sipas ekstraktit të nxjerrë nga QKB mandati i tij përfundon në tetor të vitit 2022. Gjykatësi antikorrupsion Raffaele Cantone, arriti në konkluzionin se në vitin 2009, në një tender të rëndësishëm për rindërtimin e barrierave anësore në atë pjesë të autostradës, e cila administrohej nga Spadavecchia, nuk u përfshi zëvendësimi i barrierave të vjetra, të cilat as nuk ishin kontrolluar, pavarësisht se ishin të gërryera në pjesën e lidhjes me asfaltin. Bashkë me të Gjykata e Avelinos dënoi edhe 7 persona të tjerë të shpallur përgjegjës për aksidentin. Vendimi u prit me protesta nga familjarët e viktimave të cilët e konsideruan atë të pamjaftueshëm.

Tv Klan


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */