Sports

Barcelona dhe Betis në garë për yllin brazilian

Është lojtari i Atletico Mineiros, Emerson, i cili aktivizohet në mbrojtje dhe ka përfunduar në radarin e spanjollëve, shkruan “Mundo Deportivo”, transmeton lajmi.net.

Betis janë të gatshëm të paguajnë rreth 9 milionë euro për 19 vjeçarin, kurse Barcelona në anën tjetër ka ofruar 6 milionë më pak.

Gjithsesi, për të kompletuar këtë transferim, Betis do të duhet të shisnin një lojtar jo-evropian, e që me gjasë do të ishte japonezi Takashi Inui.

Mbetet të shihet nëse ndonjëra nga skuadrat do të arrijë të sigurojë shërbimet e brazilianit. /Lajmi.net/


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply