Sports

Befason Munir: Valverde e kishte të ndaluar të më ftonte

Ai gjatë këtij afati kalimtar iu bashkua skuadrës së Sevillas, pasi nuk iu bë e ditur se nuk ka vend në skuadër.

Gjithçka kishte ndodhur pasi trajneri e kishte të ndaluar nga drejtuesit e klubit që ta ftonte lojtarin, sipas vet Munir.

“Kur erdha nga pushimet në fillim të janarit bëra me dije tek drejtuesit e klubit se nuk do të vazhdojë kontratën” ka thënë Munir në prezantimin e tij tek Sevilla, transmeton lajmi.net

“Trajneri më tha se e kishte të ndaluar të numëronte në mua, nga persona që janë më lartë se ai në hierarki. Unë vazhdova të punoj dhe jam i lumtur që kalova në Sevilla para qershorit” ka thënë tutje lojtari.

Munir bëri debutimin e tij me Sevillan në ndeshjen që skuadra nga Andaluzia e humbi me rezultatin 2:0 ndaj Bilbaos. Ai erdhi si zëvendësues në pjesën e dytë. /Lajmi.net/


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */