Lajme nga Diaspora

Diskutohet për bashkëpunimin kulturor Kosovë-Zvicër

E Hënë, 14 Janar 2019 – 18:50
albinfo.ch

Ministri i Kulturës të Kosovës, Kujtim Gashi, ka pritur në një takim Kryetarin e Odës Ekonomike Kosovë-Zvicër, Stefan Sarakany dhe kryetarin e Fondacionit të artistëve nga Zvicra, Jacob Abraham, më të cilët kanë diskutuar për bashkëpunimin kulturor mes dy vendeve.

Konkretisht në këtë takim u bisedua rreth fillimit të bashkëpunimit të MKRS-së dhe Odës Ekonomike Kosovë-Zvicër për bashkëpunim në aktivitetet kulturore. Ministri Gashi tha se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Zvicrës është në interes të realizimit të aktiviteteve kulturore që kanë për qëllim promovimin e kulturës shqiptare në vendet e ndryshme të Evropës, me theks edhe në Zvicër, ku ndodhen edhe shumë bashkatdhetarë nga Kosova. Ministri tregoi gatishmërinë për të mbështetur projektet, të cilat mundësojnë edhe shkëmbimin e artistëve, profesionistëve si dhe përvojat e mira mes Zvicrës dhe Kosovës për zhvillimin e mëtejmë të ndërkëmbimit kulturor, përcjell albinfo.ch.

Të pranishmit në takim e falënderuan ministrin Gashi për pritjen dhe u shprehën të gatshëm për të filluar bashkëpunimin dhe realizimin e projekteve kulturore, të cilat kanë për qëllim fuqizimin e kulturës në vend dhe në rajon.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */