Lajme nga Kosova

Flet Qeveria për refuzimin e vizës të Haradinajt nga Ambasada Amerikane

Zyra e kryeministrit të Kosovës në një përgjigje të dhënë për Periskopin, ka thënë se ende nuk kanë përgjigje zyrtare sa i përket refuzimit apo jo të vizës amerikane të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Al Jazeera ka raportuar sot me burime të Departamentit Amerikan të Shtetit, se Haradinajt i është refuzuar viza si sanksion për mos heqje të taksës ndaj Sberisë dhe Bosnjë dhe Hercegovinës. Madje u raportuar se SHAB i ka dhënë Qeverisë një ultimatum deri më 21 janar që të heqë taksën 100 për qind të vënë ndaj produkteve serbe dhe të BiH.

Mirëpo zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi, i tha Periskopit se ende nuk kanë asnjë përgjigje zyrtare nga Ambasada Amerikane në lidhje me vizën e kryeministrit.

“Ende nuk kemi përgjigje zyrtare dhe kryeministri edhe po që se do shkonte e ka pasur të planifikuar të merr pjesë vetëm në lutjet e mëngjesit”, ka thënë Gashi për Periskopin.

Duke demantuar lajmin se Haradinaj ka qenë i ftuar të marrë pjesë në konferencën e Ballkanit Perëndimor në Uashington që mbahet me 6 shkurt të këtij viti. /Periskopi


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */