Lajme nga Shqipëria

Jepi fund talljeve me protestën studentore!

TIRANE

Deputetja demokrate, Valentina Duka ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të reagojë më me  seriozitet për protestën studentore, ndërsa shton se qëndrimi i tyre  nxorri bllof propagandën e tij arrogante.

Përmes një postimi në “Facebook”, Duka kërkon që qeveria të braktisë qëndrimet kërcënuese dhe mashtresat e kërkesave të studenteve.

Postimi i plotë i Valentina Dukës

Qeveria Rama t’u jape fund talljeve me protesten e studenteve! U be me teper se nje muaj qe levizja studentore e ka vendosur para nje dileme kritike poziten e Edi Rames.

Studentet jo vetem nxorren bllof tere zhurmen propagandistike te kryeministrit arrogant per te ashtuquajturen reforme arsimore, por treguan qarte para te gjitheve rrjedhojat katastrofike te politikave qeveritare ne fushen e arsimit te larte, rrenimin ekonomik dhe krizen e besimit qe ka mbjelle pushteti i sotem ne shoqerine shqiptare. Rama dhe kabineti i tij qeveritar duhet te braktisin menjehere qendrimet kercenuese e mashtrimet dhe te plotesojne sa me pare kerkesat e studenteve.
#mestudentetpernjeshqiperieuropiane

 (BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */