Sports

Jordi Alba pyetet për krahasimin Vinicius – Messi, ky është reagimi i tij

Messi mbrëmë ka shënuar një gol në fitoren 3:0 të Barcës ndaj Eibar, duke shënuar kështu golin e 400-të në La Liga, duke u bërë kështu lojtari i parë që prek këtë shifër.

Vinicius në anën tjetër mezi po bën një vend në formacionin e parë të Santiago Solarit.

Gjithsesi, duket se braziliani ka arritur që të paktën në Madrid të krahasohet me të madhin Messi.

Por, për këtë gjë është pyetur mbrëmë edhe Jordi Alba, reagimi i të cilit lë shumë të kuptohet.

Gazetari e pyeti mbrojtësin e majtë të Barcës se çfarë mendon për krahasimin Vinicius – Messi që po bëhet në Madird?

Përgjigja e Jordi Alba ishte epike. “Natën e mirë” ishin fjalët e Alba, transmeton lajmi.net.

Jordi Alba është një nga lojtarët me të cilët argjentinasi Messi kuptohet më së miri, dhe spanjolli njeh për mrekulli aftësitë e shokut të skuadrës së tij.

Përkundër talentit të madh të Vinicius, është ende herët që ai të krahasohet me 10-shin argjentinas. /Lajmi.net/


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply