Sports

Kjo është arsyeja pse De Jong po e lë Barcën për PSG-në

Fillimisht thuhej se holandezi ka arritur një marrëveshje me skuadrën e Barcelonës, por dje është bërë e ditur se ylli i Ajax po shkon drejt Parisit.

Lojtari ka thënë se e tërheq më shumë projekti i Paris Saint Germain. Ai nuk ka mbetur i kënaqur me projektin e shpalosur nga Eric Abidal.

“Mundo Deportivo”, nisur nga fjalët e mikut më të mirë të De Jong, raporton se lojtari ka dyshuar në projektin e Abidal, por rol ka luajtur edhe pjesa ekonomike. Gjithashtu, ai sheh shumë mesfushor në “Camp Nou” dhe shtuar edhe ardhjen e Rabiot, gjërat bëhen të papëlqyera, transmeton lajmi.net.

Yllit holandez i është premtuar një pagë prej 8 milionë eurove në sezonin e parë tek PSG.

Meqë kontrata është pesë vjeçare, kjo pagë mund të pësoj rritje në katër sezonet në vazhdim. /Lajmi.net/


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply