Lajme nga Maqedonia

Komisioni për sistem politik jep dritë të gjelbër për mbledhjen e nënshkrimeve për referendum të ri për emrin

Me tetë vota “pro” dhe një “të përmbajtur”, Komisioni për sistem politik ka pranuar iniciativën e Todor Petrovit për mbledhjen e nënshkrimeve për shpalljen e një referendumi të ri për emrin, me pyetjen: “A jeni për Republikën e Maqedonisë së Veriut?”.

Dorëzuesi i iniciativës për referendum të ri, tha se me këtë qytetarët do ta konfirmojnë vendimin e Kuvendit të sjellur më 11 janar të këtij viti, kur deputetët miratuan ndryshimet kushtetuese dhe emrin e ri të shtetit.

“Me ndryshimin e Kushtetutës me amendamentin e 33 është bërë tentim për ndryshim të emrit në pajtim me marrëveshjen mes Dimitrovit dhe Kotziasit, e cila “de jure” nuk ekziston”, tha Petrov.

Sipas tij, iniciativa është ligjore, e ngritur me propozim të 179 qytetarëve dhe i përmbush gjitha kushtet nga Ligji për referendum.

Nëse kryetari i Kuvendit jep mendim se iniciativa e Petrovit është në rregull, pasi ta njoftojë KSHZ-në propozuesi i iniciativës do të ketë afat tre muaj të mbledh nënshkrime.

Petrov pret që mbledhja e nënshkrimeve të fillojë më 15 shkurt.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */