Lajme nga Shqipëria

Konflikt me vajzën në Suedi, autori i vrau prindërit pas kthimit

TIRANE

Shkëputja e marrëdhënies me vajzën e tyre siç duket ka çuar deri në marrëzi 42-vjeçarin që kreu masakrën e sotme në ‘Unazën e Re’, duke vrarë me armë zjarri vjehrrën dhe vjehrrin dhe më pas veten.

Gazetarja Dorjana Bezat në një lidhje direkte për ‘News24’ pohoi se Majlind Lila bashkëjetonte me Nevila Matën prej 1 viti në Suedi. Pasi çifti ishte njohur në Shqipëri, kishin vendosur që të emigronin drejt Suedisë, ndërkohë që konfliktet mes tyre i çuan deri në ndarje. Bezat mes të tjerash raporton se Lila fajësonte prindërit e saj, Bujar e Valentina Mata nga Korça, për ndarjen me 36-vjeçaren. “BalkanWeb” mëson se në rrethana ende të paqarta Lila ishte kthyer pardje nga Suedia, ndërkohë që Nevila Mata kishte qëndruar.

DINAMIKA
Krimi i trefishtë që tronditi Tiranën ndodhi rreth orës 07:00 në zonën e ‘Unazës së Re’ tek rruga “Kristaq Mone”. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se viktima kishte shkruar në banesën e prindërve të ish-bashkëjetueses së vet dhe pasi kishte debatuar për pak çaste me ta, kishte hapur zjarr ndaj tyre.

Në një gjendje të rënduar psikologjike për aktin e rëndë, 42-vjeçari Majlind Lila, nga Burreli, kishte qëlluar veten me një mjet prerës dhe më pas ishte hedhur sipër kangjellave të ballkonit të banesës 1-katëshe për t’u vetëflijuar. Ka qenë policia ajo që e ka transportuar drejt spitalit autorin, por ky i fundit nuk mundi t’i mbijetonte plagëve. Mësohet se Lila banesën e tij e kishte në Fresk, ndërsa ende nuk dihen motivet që çuan në ndarjen me vajzën e viktimave. Aktualisht policia po heton në lidhje me ngjarjen e rëndë.
(ed.me/BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply